Dy fitore për njomaket e CLICK-ut

Hendboll

Dy fitore për njomaket e CLICK-ut

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Pamje nga ndeshja

Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë janë zhvilluar ndeshjet e dy xhirove të para në kuadër të Grupit B të ligës së fatoseve (njomakeve).

Në ligën e njomakeve paraqiten vajzat e lindura në vitin 2010 dhe më të reja. Javën e kaluar ndeshjet e para i luajtën skuadrat e Grupit A, ndërsa të shtunën radha ishte për skuadrat e Grupit B.

Ndeshjet kryesisht ishin interesante dhe në frymë sportive.

Skuadra prizrenase CLICK shënoi dy fitore. Fillimisht e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 9:5 e më pas fitoi edhe ndaj Istogut me rezultat 10:8. Besa e Pejës barazoi me Shqiponjën (8:8), ndërsa fitoi ndaj Istogut (18:2).

Këto ishin ndeshjet e fundit për këtë vit në hendbollin kosovar.

Liga e njomakeve do të vazhdojë vitin tjetër, ndërsa pritet që niveli i tyre të rritet me secilën ndeshje të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat