Istogu me super përforcim 

Hendboll

Istogu me super përforcim 

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:19
Patricia Batista Da Silva

Istogu është përforcuar me hendbolisten nga Brazili, Patricia Batista Da Silva.

Istogu ka synime që t’i mbrojë trofetë në edicionin 2023-2024. 

“Patricia Batista Da Silva është hendbollistja më e re e Istogut.

 Hendbollistja braziliane më kombëtaren e saj ka fituar të gjitha troftë qe i përkasin Amerikës Latine ndërsa  më kombëtaren brazilianë është paraqitur në kampionatin botëror për senjore dhe për juniore. 

Ka fituar disa here titullin e kampionës me skuadra të ndryshme brazilianë, ndërsa ka zhvilluar karrierë edhe në Emiratet e Bashkuara më skuadrën e pasanikëve të Al Naser më të cilën ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e këtij vendi. 

Patricia Batista Da Silva më skuadrën THÜRINGER HC ka fituar bundës ligen dhe kupën e Gjermanisë, më skuadrën e bundës ligës gjermane është paraqitur edhe në EHF Champions lige, Batista titullin e kampiones e ka fituar edhe më skuadrën turke Kastamone më të cilën fitoj edhe kupën e Turqisë e po ashtu edhe më këtë skuadër është paraqitur në EHF Champions Lige.

Përveç në Gjermani dhe Turqi majtakja që luan ne pozite e fundores se djathtë karrierë ka ber edhe në Francë, ndërsa nga janari do të jetë pjesë e skuadrës kampione kosovare Istogu.

Është kjo njëra nga dy hendbollistë që Istogu qysh në verën e këtij viti ka bere para marrëveshje për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin pranveror.

Sezonin pranverorë Istogu do ta filloj më ca ndryshime në përbërje. 

KHF Istogu Patricias i dëshiron mirëseardhje në shtëpinë e kampionëve”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat