Ministri Hajrulla Çeku vizitoi FHK-në

Hendboll

Ministri Hajrulla Çeku vizitoi FHK-në

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:55
Hajrulla Çeku e Eugen Saraçini

Të martën për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës ka qëndruar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Ministri Çeku është pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Në takimin e zhvilluar në atmosferë të ngrohtë e miqësore u diskutua për sukseset e FHK-së në vitin 2023, me theks të veçantë për ngjarjet e organizuara në vendin tonë.

Është vlerësuar lartë organizimi dhe partneriteti me MKRS-në. Saraçini e Gjinovci kanë njoftuar ministrin Çeku për planet dhe projektet për vitin 2024 si dhe për ngjarjet që fillojnë menjëherë në ditët e para të janarit.

Është diskutuar sidomos për implementimin e minihendbollit dhe infrastrukturën sportive.

Ministri Çeku është nderuar me mirënjohje për mbështetjen e aktiviteteve në vitin 2023, sidomos Evropianin për hendbolliste të reja të zhvilluar në Prishtinë gjatë korrikut.

Vizita u zhvillua në kuadër të vizitave që ministri Çeku po ua bënë federatave sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat