Kosova ka kapital të madh para sfidës së kthimit në Derby të Anglisë

Hendboll

Kosova ka kapital të madh para sfidës së kthimit në Derby të Anglisë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:47
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arsyetuar rolin e favorites dhe ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Në tribuna ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa Kombëtarja jonë ka pasur telashe të dal në lojën më të mirë të saj. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:11.

Paraqitja e Kombëtares sonë në pjesën e dytë ishte shumë më e mirë. U krijua epërsi deri në 13 gola, ndërsa në fund britanikët u afruan në tetë gola.

Tjetër fitore synohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë, kur pritet të konfirmohet kualifikimi në fazën e ardhshme të eliminatoreve për Euro 2026.

Kapiteni Valon Dedaj ka udhëhequr Kombëtaren me 11 gola nga 16 tentime. 11 pritje i kishte portieri Haris Berisha, ndërsa shtatë gola i shënoi Kushtrim Ninaj. Nga katër gola i shënuan Matej Thaqi e Arbios Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat