Mali i Zi fundos Serbinë

Hendboll

Mali i Zi fundos Serbinë

Nga: K.G. Më: 16 janar 2024 Në ora: 21:05
Mali i Zi

Mali i Zi ka shënuar fitore të madhe dhe në anën tjetër e hodhi në nokaut Serbinë.

"Në një përfundim spektakolar, që do të mbahet mend me dekada, hendbollistët malazezë mposhtën me rezultat 30:29 Serbinë”, shkruan media malazeze (Vijesti”.  

Ndeshja ishte e vlefshme e xhiros së tretë të Grupit C të Kampionatit Evropian në hendboll.

10 sekonda pa përfunduar sfida, rezultati barazohet 29:29.

Topi erdhi te Stefan Çavor por gjuajtjen e të cilit e priti Vlladimir Çupara, megjithatë Nemanja Gërboviq e dërgoi topin në rrjetë disa të qindtat e sekondës para fundit të sfidës për një festë të madhe të Malit të Zi në Munih!

Mali i Zi me këtë fitore zuri vendin e 3-të me 2 pikë në grupin C dhe kështu fitoi të drejtën për të qenë në vazon e parë në shortin për Kampionatin Botëror në Norvegji, Danimarkë dhe Kroaci.

Mali i Zi fundos Serbinë (në fund të grupit, me 1 pikë).

Serbia paketon valixhet së bashku me Malin e Zi për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat