Dramë në Koln, Franca triumfon me mund të madh ndaj Kroacisë

Hendboll

Dramë në Koln, Franca triumfon me mund të madh ndaj Kroacisë

Nga: K. G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:24
Franca

Në ndeshjen e dytë të Grupit 1 të raundit kryesor të Euro 2024 në hendboll, Franca ka arritur pikët e para në fazën kryesore pasi ka triumfuar ndaj Kroacisë me rezultat 34:32 (18:18), në sfidën që u luajt në Koln.

Francezët gjatë ndeshjes ishin vazhdimisht një hap para Kroacisë së fortë, e cila në krahët e portierit të shkëlqyeshëm Kuzmanoviq nuk arriti të bënte një befasi dhe të mposhtë Francën e madhe. 

Pas kësaj fitoreje, Franca regjistroi dy pikë të reja, me të cilat tashmë ka gjithsej katër pikë dhe është në rrugë të mbarë për t'u kualifikuar më tej.

Pas kësaj disfate, kroatët mbeten në një pikë, të cilën e bartën nga faza e parë.

Në fillim të pjesës së dytë Franca kaloi në epërsi me 20:18.

Në krahun e kundërt u rikthye Srna, por jo për shumë kohë sepse francezët bënë një seri të re 4:1 dhe arritën epërsinë më të lartë prej katër golave (26:22).

Megjithatë, Kroacia kishte hendbollistë entuziastë në fushë, të cilët gjithmonë i rikthenin në lojë. Kuzmanoviç vazhdoi të bënte mrekulli në portë.

Mirëpo, në vend të barazimit, kroatët i dhanë dy topa në duart e francezëve, të cilët shënuan dy gola në portën e zbrazët dhe sërish rrëshqitën në 29:26 në minutën e 53-të.

Megjithatë, drama vazhdoi pasi Klarica dhe Jeleniq shënuan dhe e çuan sërish Kroacinë në një rezultat të ngushtë (31:30) në minutën e 58-të.

Fundi i takoi Francës dhe fituan me 34:32.

Mem me gjashtë gola është më i miri të Franca, pastaj Karabatiç duke shënuar pesë gola nga shtatë tentime.

Në kombëtaren kroate Srna ishte më i saktë me gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat