Lojtarja nga Brazili përforcon Istogun 

Hendboll

Lojtarja nga Brazili përforcon Istogun 

Nga: K. G. Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:21
Ana Carolina Americo Gomes

Istogu ka synimet e qarta, të mbrojë titullin dhe trofeun e Kupës së Kosovës në hendboll. 

Ekipi i Istogut sot ka prezantuar hendbollisten nga Brazili.

Është fjala për Ana Carolina Americo Gomes. 

“Ana Carolina Americo Gomes Resende të Istogu

Reprezentuesja Braziliane Ana Carolina Americo Gomes Resende është hendbollistja që ka përforcuar radhët e skuadrës kampione.

Hendbollistja braziliane ka dal disa herë kampione në Ligën Nacionale në Brazil, në vitin 2022 ishte golashënuesja e parë në vend ndërsa më kombëtaren Braziliane ka arritur të fitoj kampionatin e Amerikës Latine.

Ana Carolina luan në pozitën e qendrës ndërsa në Evropë është paraqitur edhe në kryeqytetin grek të Athinës të skuadrën AEK.

Hendbollistes sonë të re i urojmë mirëseardhje në shtëpinë e kampioneve”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat