Fitore e rëndësishme për Marigona Hajdarin në elitën daneze

Hendboll

Fitore e rëndësishme për Marigona Hajdarin në elitën daneze

Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:42
Marigona Hajdari

Reprezentuesja jonë, Marigona Hajdari, ka pasur ndeshje shumë të mirë me skuadrën daneze, Silkeborg-Voel.
Silkeborgu fitoi 35:30 ndaj Sonderjyskes dhe Marigona ishte prej më të mirave.

Ajo shënoi tri gola nga tri tentime, ndërsa i kishte edhe dy asistime.

Është shquar edhe me organizim të ndeshjes, si zakonisht.

Në tjetër ndeshje të elitës daneze janë përballur kapitenia Leonora Demaj dhe reprezentuesja tjetër e Kosovës, Arlinda Hajdari. Skuadra e Demajt, Ringkobingu fitoi 28:22.

Demaj e kishte një gol, ndërsa Hajdari i shënoi tri.
Në Superligën e Danimarkës po paraqitet edhe Verona Rexhepi. Ajo i shënoi tri gola për Skanderborgun që pësoi 30:24 nga Nykobingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat