Portieri kroat si mur për gjermanët! 

Hendboll

Portieri kroat si mur për gjermanët! 

Nga: K. G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:23
Kuzmanoviq

Kroacia e ka mposhtur me rezultat 30:24 Gjermaninë, në takimin e fundit të grupit 1 të Kampionatit Evropian në hendboll.

Një fitore për prestigj për kroatët pasi që moti kishin humbur hapin për dy vendet e para e për gjermanët kjo humbje nuk do të thotë asgjë, pasi që e kishin të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Gjermanët shkuan në pushim me një gol dallim (14:13).

Portieri kroat si mur për gjermanët!!

Pjesa e dytë nisi me tre mbrojtje të të shquarit Dominik Kuzmanoviq në portën e Kroacisë.

Ai ishte portieri që mbrojti gjithçka që mund t'u mbrohej hendbollistëve gjermanë dhe mbajti në lojë kombëtaren e tij.

Mbrojtjet e Kuzmanoviqit ishin arsyeja që Gjermania mbetet pa gola për gjashtë minuta dhe me golat e Karaçiqit dhe Marashit, kroatët kaluan sërish në epërsi me 15:17 në minutën e 40-të.

Kroacia luajti shumë më shpejt në pjesën e dytë, duke kërcënuar portën gjermane përmes kundërsulmeve.

Me golin e tretë, Karaçiq e çoi kombëtaren e tij në plus pesë gola, 19:24 në minutën e 50-të.

Në dhjetë minutat e fundit kroatët luajtën më furishëm dhe nuk kishte dyshim se kush ishte fituesi i ndeshjes.

Ndeshje përfundoi me 24:30 për kroatët.

Karaçiq kryesoi listën e golashënuesve me gjashtë gola, dhe Kuzmanoviç bëri paraqitje fantastike dhe regjistroi 22 pritje të pabesueshme, pas së cilës u shpall edhe MVP i ndeshjes.

Te Gjermania, Golla dhe Heymann shënuan nga katër gola.

Në Grupin 1 Franca është e para me 10 pikë, pasojnë Gjermania me 5, Hungaria 4, Austria 4, Islanda 4 dhe Kroacia 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat