Knorr pas disfatës nga Kroacia: Më vjen keq

Hendboll

Knorr pas disfatës nga Kroacia: Më vjen keq

Nga: K. G. Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:25
Yuri Knorr

Kombëtarja gjermane siguroi një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pavarësisht humbjes së rëndë nga Kroacia (24:30) në sfidën e fundit të Grupit 1. 

Hendbollisti më i mirë i Gjermanisë, Yuri Knorr, shpreh keqardhje për humbjen e djeshme, veçanërisht për të gjithë ata tifozë që ishin të pranishëm në ndeshje dhe e merituan që ta dërgonin me fitore kombëtaren e tyre në gjysmëfinale.

"Më vjen keq për të gjithë ata që blenë një biletë që ta shohin këtë", tha Knorr.

Kundërshtar i Gjermanisë në gjysmëfinale do të jetë kombëtarja e Danimarkës. 

Ndeshja është caktuar për datën 26 janar (e premte) me fillim nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat