Sonte dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Hendboll

Sonte dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:30
Pamje nga një ndeshje

Sot do të luhen dy duelet gjysmëfinale e Kampionatit Evropian 2024 në hendboll.

Kampioni aktual në fuqi, kombëtarja e Suedisë, ka për rival Francën (17.45).

Gjysmëfinalja e dytë, do të fillojë në orën 20.30, ku ndeshen Gjermania dhe kampionia e botës, Danimarka.

Pas ndeshjeve të sotme do të ketë ditë pushimi, ndërsa të dielën janë ndeshjet finale të Kampionatit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat