Çervar: Kroacia dështoi në Evropian

Hendboll

Çervar: Kroacia dështoi në Evropian

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2024 Në ora: 17:07
Lino Çervar

Trajneri më i suksesshëm kroat i hendbollit dhe ish-trajneri i Maqedonisë së Veriut, Lino Çervar, e ka vlerësuar si dështim total paraqitjen e Kroacisë në Kampionatin Evropian 2024.

Çervar thotë se Kroacia si kjo nuk do të arrijë më kurrë në finale olimpike, si në kohën e tij.

"Unë do të gënjeja nëse do të thosha se ky nuk ishte një dështim.

Është dështim, por nuk dua të hyj në analiza më të thella që të mos ua bëj të tjerëve atë që më kanë bërë mua” – thotë Çervar për “24 sata” dhe shton se Kroacia ka nevojë për një trajner më kreativ për të zëvendësuar Perkovacin.

“Ju e dini dallimin mes futbollit dhe hendbollit.

Në futboll analizat i bëjnë trajnerët, ndërsa në hendboll lojtarët, gjë që është absurde.

Ne kemi nevojë për një trajner më kreativ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat