Nënkryetari i federatës kroate: Veselin Vujoviq nuk do të jetë kurrë selektor i Kroacisë

Hendboll

Nënkryetari i federatës kroate: Veselin Vujoviq nuk do të jetë kurrë selektor i Kroacisë

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2024 Në ora: 17:17
Vujoviq

Kroacia zuri vendin e 11-të në Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt). 

Në mediat kroate po përflitet për një ndryshim të selektorit, duke pas parasysh se kjo ishte renditja e dytë më e ulët për Kroacinë në kampionatet evropiane.

Emri i Veselin Vujoviqit po spekulohet, por nënkryetari i Federatës Kroate të Hendbollit, Zoran Gobac tha se ai kurrë nuk do të jetë selektor i Kroacisë.

“Në hendbollin kroat ka një numër të mjaftueshëm të ekspertëve që mund të kryejnë funksionin e përzgjedhësit, ndaj nuk ka asnjë problem.

Unë e vlerësoj Vujoviqin si person dhe si trajner, por tjetër gjë është Kombëtarja e Kroacisë dhe tjetër Zagrebi.

Askush nuk ka folur me Vujoviqin dhe as nuk do të ketë bisedime.

Ato janë spekulime.

Vujoviq nuk do të jetë kurrë selektor i Kroacisë”, tha Gobac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat