Gjermania - Suedia, ndeshje që ka kuptim të dyfishtë

Hendboll

Gjermania - Suedia, ndeshje që ka kuptim të dyfishtë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:28
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja për vendin e tretë në Kampionatin Evropian në hendboll, mes mikpritësit Gjermanisë dhe Suedisë do të ketë një kuptim të dyfishtë.

Përveç medaljes së bronztë, ajo do të ketë një vend të drejtpërdrejtë edhe në Lojërat Olimpike në Francë këtë verë.

Duke qenë se finalistët Franca (si nikoqire e Lojërave Olimpike) dhe Danimarka (si kampione bote) kanë tashmë një vend në Lojërat Olimpike, një vend direkt nga Kampionatin Evropian do t'i jepet ekipit të vendit të tretë.

Gjermania humbi në gjysmëfinale nga Danimarka pas një lufte të madhe, ndërsa Suedia humbi nga Franca pas kohës shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat