Arlinda Hajdari shpallet lojtare e ndeshjes në Superligën daneze

Hendboll

Arlinda Hajdari shpallet lojtare e ndeshjes në Superligën daneze

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:19
Arlinda Hajdari - majtas

Reprezentuesja e Kosovës, Arlinda Hajdari, po shfaq nivel gjithnjë e më të lartë në njërën prej ligave më të forta në botë, Superligën e Danimarkës.

Të shtunën Arlinda u shpall lojtare e ndeshjes Bjerringbro – Horsens.

Skuadra e Hajdarit, Bjerringbro pësoi me rezultat 28:25, por lojtarja jonë shfaqi nivel shumë të lartë. 

Ajo i shënoi plot shtatë gola, ndërsa i kishte edhe dy asistime, për njërën prej paraqitjeve më të mira në elitën daneze deri më tani.

Kapitenia e Kosovës,Leonora Demaj, po ashtu ka pasur ndeshje të madhe.

Ajo i shënoi katër gola për Ringkobingun që fitoi 29:23 ndaj Ajax Kobenhavn.

Verona Rexhepi i shënoi pesë gola për Skanderborg Handbold  që luajti ndeshje shumë të fortë  me Viborgun dhe humbi 28:27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat