Suedia fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, Gjermania mbetet pa medalje

Hendboll

Suedia fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, Gjermania mbetet pa medalje

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:37
Pamje nga ndeshja

Suedia është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian në hendboll, në ndeshjen që u zhvillua në Koln të Gjermanisë. 

Gjermanët mbeten pa medalje ndonëse ishin si nikoqir i Evropianit.

Suedia shënoi fitore me rezultat 34:31 (18:12) ndaj Gjermanisë, përveç medaljes siguroi edhe një vend në Lojërat Olimpike që mbahet gjatë kësaj vere në Paris të Francës.

Pjesa e parë u mbyll me 6 gola epërsi (18:12) në favor të suedezëve.

Në pjesën e dytë Gjermania ka luajtur më mirë por jo edhe për të përmbysur epërsinë e rivalit.   

Në minutën e 58-të, rezultati 32:30 por jo edhe të fuqishëm gjermanët për të barazuar rezultatin.

Kombëtarja nga Skandinavia ngadhënjeu me rezultat 34:31 ndaj Gjermanisë. 

Hendbollisti Felix Claar me 8 gola e Sebastian Karlssson me 7, janë më efikasit të Suedia.

Renmars Escins me 8 gola e Johannes Golla e Lukas Mertens me nga 4 gola, më efikasit të gjermanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat