Kapiteni Musa paralajmëron shuarjen e Vushtrrisë

Hendboll

Kapiteni Musa paralajmëron shuarjen e Vushtrrisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 shkurt 2024 Në ora: 13:17
Adnan Musa në veprim

Vushtrria është çështje kohe kur pritet të zyrtarizojë shuarjen e klubit të hendbollit (meshkujt).

Klubi po kalon periudhën më të errët në histori të ekzistimit. 

Klubi me traditë e më së shumti shikues, është në prag të falimentimit.

Kapitemi i klubit, Adnan Musa, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” se brenda javës do të shuhet klubi nëse nuk ndërmerren masat nga komuna.

“Nëse Komuna dhe njerëz të hendbollit nuk marri masa deri në fundjavë, shuhet klubi.

Nuk jemi duke stërvitur, është vetëm një grup i të rinjve dhe disa lojtarë me përvojë që stërviten. Klubi është në gjendje të rëndë dhe veçse nuk e ka shpallur zyrtarisht shuarjen”, thotë Musa. 

Vushtrria është në vend të shtatë me 4 pikë nga tetë ekipe që ka Superliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat