Kombëtarja U18 vazhdon punën, synohet Botërori

Hendboll

Kombëtarja U18 vazhdon punën, synohet Botërori

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:46
Kombëtarja U18 e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) po vazhdon përgatitjet për Kampionatin IHF Trophy Intercontinental që prej 28 shkurtit deri më 3 mars mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Nën udhëheqjen e kryetrajnerit Mitat Ferati, vajzat po punojnë me seriozitet dhe përkushtim maksimal që në IHF Trophy të jenë në nivelin më të lartë.

Shtabi teknik është i kënaqur me punën që po bëjnë hendbollistet, të cilat në grumbullim kanë ardhur të përgatitura fizikisht dhe në formë të mirë.

Në kuadër të përgatitjeve, Kombëtarja U18 të premten mbrëma luajti ndeshje stërvitore me Kombëtaren U16.
Udhëtimi për në Uzbekistan është pas dy ditësh.

Nga Tashkenti, Kombëtarja U18 synon të kthehet me biletën për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që mbahet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat