Esma Muratoviq rikthehet të kampionet e Istogut

Hendboll

Esma Muratoviq rikthehet të kampionet e Istogut

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:05
Esma Muratoviq

Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, rikthehet në radhët e kampiones në fuqi, KHF Istogu.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, tani ka në radhët e klubit, një hendbolliste që pritet të bëjë diferencën në Superligën e Kosovës. 

“Esma Muratovic është rikthyer në shtëpinë e madhe të kampioneve- skuadra e Istogut, më të cilën ka fituar dy tituj të kampionit e tri Kupa të Kosovës. Istogun do ta ndihmoj deri në përfundim të këtij edicioni.

Në afatin kalimtar të Janarit nga Istogu janë larguar tri hendbolliste, derisa skuadra u përforcua me dy hendbolliste, ndërsa markotën e mbyllim me rikthimin Esma Muratovic në shtëpi.

Esma synon me Istogun trofetë e radhës në 20 vjetorin e themelimit të klubit.

Muratovic për një vit u paraqit tek kampioni italian Brikxen ndërsa  gjashtë muajt e fundit luajti për kampionin Grek HC Paok, më të cilët u paraqit edhe në EHF European League.

Viti 2024 është jubilar për Istogun i cili u themelua pikërisht 20 vite më parë.

KHF Istogu deri më tani ka fituar  gjithsej 10 trofe ndërsa këtë vit është duke u mobilizuar më të gjitha forcat që t’i arrijë trofetë e radhës”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat