Istogu - Ferizaj, derbi i madh i fundjavës 

Hendboll

Istogu - Ferizaj, derbi i madh i fundjavës 

Nga: K.G. Më: 10 prill 2024 Në ora: 19:11
Pamje nga një ndeshje

Ekipi i Istogut i bën përgatitjet e fundit për derbin e fundjavës, kundër lideres së Superligës së Kosovës, Ferizaj. 

Kampionja në fuqi nuk do të zhvillojë ndeshjen në Istog por në palestrën “Dresha” në Banjë.

Ferizaj kryeson me 30 pikë apo nga 15 ndeshje ka po aq fitore, duke lënë pas Istogun me 28 pikë (14 fitore e 1 humbje). 

Derbi luhet më 13 prill në orën 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat