Kastrioti - Besa Famgas, derbi i javës

Hendboll

Kastrioti - Besa Famgas, derbi i javës

Më: 19 prill 2024 Në ora: 22:57
Kastrioti

Me derbin Kastrioti – Besa Famgas fillon xhiroja e 28-të, përkatësisht e fundit, e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Dy skuadrat që synojnë trofetë, Kastrioti e Besa Famgas, takohen të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Besa Famgas në plejof starton nga pozita e dytë, ndërsa Kastrioti nga pozita e tretë. Pra këto dy skuadra do të ballafaqohen edhe në gjysmëfinale të plejofit.

Por fillimisht, pas një jave, është turneu final i Kupës, të cilin synojnë ta fitojnë si Besa ashtu edhe Kastrioti.

Xhiroja e 28-të vazhdon të dielën me ndeshjen Vushtrria – Vëllaznimi, që fillon në ora 18:00.

Të hënën prej orës 19:30 takohen Prishtina e Trepça. Trepça e ka edhe një ndeshje të mbetur me Vëllaznimin.

Në Ligën e Parë është xhiroja e 16-të. Të shtunën janë ndeshjet Drita – Istogu (18:00), Lepenci – Prizreni (19:00). Llapi e Samadrexha zhvillojnë ndeshje të rëndësishme të dielën nga ora 18:00. Xhiroja mbyllet të hënën me ndeshjen Vjosa – Drenica, që fillon në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat