Kroatët i japin goditje të rëndë Vujoviqit

Hendboll

Kroatët i japin goditje të rëndë Vujoviqit

Nga: K.G. Më: 23 prill 2024 Në ora: 17:14
Veselin Vujoviq

Komisioni disiplinor i Federatës Kroate të Hendbollit i ka dënuar përfaqësuesit e klubit të hendbollit Nexe nga Nashica për incidentin në ndeshjen me Zagrebin.

]Delegati i ndeshjes u godit qëllimisht nga hendbollisti slloven Marko Bezjak dhe ndeshja u ndërpre.

Sreçko Iliç, gjyqtar i disiplinës, e dënoi Bezjakun me 12 muaj dhe Andrazh Velkvarh me katër ndeshje.

Veselin Vujoviq është suspenduar me tre muaj nga pozita e trajnerit, ndërsa së fundi është shkarkua edhe nga pankina e klubit.
Klubi u gjobit me 4000 euro.

Ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 10:0 për Zagrebin.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë me një sërë vendimesh të gjyqtarëve.

Në një moment të gjithë e sulmuan delegatin, e në mesin e skandalit  ishte edhe Veselin Vujoviq, trajneri i këtij klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat