Arifi-Shala, gjyqtarë që po vijnë! - Bota Sot
Arifi-Shala, gjyqtarë që po vijnë!

Hendboll

Arifi-Shala, gjyqtarë që po vijnë!

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:57
Muhamet Arifi e Leutrim Shala

Hendbolli mburret me talent të shumtë që ka në referim. Disa çifte janë me thirrje ndërkombëtare (EHF), e disa tjerë po përgatiten e përsosen që në të ardhmen të jenë pjesë e ndarjes së drejtësisë në rrafshin ndërkombëtar. Muhamet Arifi e Leutrim Shala, janë dyshja e talentuar që po vijnë dhe konsiderohen se mund të jenë gjyqtarët e të ardhmes.

“Nga ky edicion FHK-ja do t’i ketë katër çifte me thirrje te EHF-it sikur edhe dy çifte kandidat për gjyqtarë të EHF-it për këtë edicion Genc dhe Getoar Bujupi nga Drenasi sikurse Muhamet Arifi dhe Leutrim Shala nga Prishtina. FHK në listat zyrtare do ti ketë edhe gjyqtarë e ‘rinj’ Arlinda Krasniqi - Shkurta Menxhiqi dhe dyshja tjetër Armend Fejza- Rasim Çerkezi”, bëhet e ditur nga FHK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat