Dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

Më: 6 janar 2019 Në ora: 15:14
Spitali i Pejës

Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë, pasi që të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte në shtëpinë e tij.

Policia nuk ka dhënë më shumë informata, por thotë se viktima është nga fshati Gremnik i Klinës.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat