Konfiskohen 52 kilogramë mariuhanë

Kronikë e zezë

Konfiskohen 52 kilogramë mariuhanë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, sot në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka konfiskuar 52 kilogramë mariuhanë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, gjatë një operacioni të suksesshëm policor  të ndërmarr sot me datë 24.01.2019, ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogramë sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.  Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur", thuhet në njoftimin e policisë.    

Policia gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar:    

Dy (2) vetura,  

Katër (4) telefona celular,  

Dy mijë (2000) euro para kesh dhe  

Mbi 52 kg marihuanë.    

Ndërsa, sipas vendimit të prokurori kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat