(E plotësuar) - Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar rastin e një personi që është gjetur sonte i varur në fshatin Dubravë të Istogut.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçit, personi që është gjetur i varur është i moshës rreth 18-vjeçare.
“Sot pasdite një person i cili dyshohet të jetë rreth moshës 18 vjeçare është gjetur i vetëvarur në Istog”, tha Nikçi.
Sipas zëdhënësit, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Shkodran Nikçi.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur në litar dhe se dyshohet se ka varur veten.
“Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.
***
Një person është gjetur i varur sonte në Istog. Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur dhe se dyshohet se ka varur veten.
“Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për kallxo.
Burimet thonë se personi është i moshës së re.
Sipas këtyre burimeve, personi është gjetur i varur në shtëpinë e tij.
Shkaqet dhe rrethanat e rastit ende nuk dihen.