Gjuan me armë në një aheng, kështu e pësoi më pas

Kronikë e zezë

Gjuan me armë në një aheng, kështu e pësoi më pas

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:14
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Dje në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Eqrem Vlora”, në ora 11:15, policia e ka shoqëruar për në stacionin policor një person pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe pistoleta pa municion.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat