I gjetën armë e fishekë në shtëpi, arrestohet një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

I gjetën armë e fishekë në shtëpi, arrestohet një person në Gjakovë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull në Gjakovë pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe fishekë.

“Gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe i janë konfiskuar dy armë zjarri AK-47, një pushkë gjysmë automatike dhe 151 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat