Vdes personi që u godit nga treni ditë më parë në Prishtinë - Bota Sot
Vdes personi që u godit nga treni ditë më parë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes personi që u godit nga treni ditë më parë në Prishtinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:35
Foto

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30 kanë pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi I.H mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në  QKUK, e i cili ishte goditur ditë më parë nga treni.

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 21 shkurt 2019, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të Prokurorit të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...