Një sasi eksplozivi është zbuluar ditën e sotme në një makinë të parkuar.
Ngjarja është shënuar në fshatin Mallkuç të Krujës, ku lënda plasëse nuk ka rezultuar aktive.
Ka qenë i zoti i mjetit Florind Muça 44 vjeç, ai që ka pikasur sasinë e eksplozivit, duke lajmëruar policinë.
Ai ka parë një qese poshtë makinës së tij, ku ka konstatuar lëndën plasëse.
Xhenierët bën të mundur asgjësimin e lëndës plasëse, duke shmangur çdo rrezik.
Sakaq policia po heton për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.