Të dielën rreth orës 15:30, një person nga Peja ka raportuar Policinë se ka hasur në një mjet që dyshohet të jetë shpërthyes.
Menjëherë ka dal njësiti policorë për ta siguruar vendin e ngjarjes. Ndërsa njësiti për deminim i FSK-së, ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të kontrolluar.