Gjakovë: Djali e bën për spital nënën

Kronikë e zezë

Gjakovë: Djali e bën për spital nënën

Më: 11 prill 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Dje në Gjakovë policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima raportoi sulmin nga djali në Policinë e Kosovës teksa pas kësaj pranoi edhe tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara.

Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat