Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ia ka marrë një personi tjetër, veturën në shfrytëzim për një kohë të shkurtë, por nuk ia kishte kthyer më.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e pasdites.