Një i arrestuar për përdorim të armës në Pejë

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për përdorim të armës në Pejë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Një person ka raportuar në stacionin policor në Pejë, se derisa po ecte në rrugë pranë tij është ndalur një veturë e tipit ‘Mercedes’ me targa vendore, nga e cila ka dalë një person që pasi ka shtënë me armë në ajër, e ka goditur me dorëzën e armës, duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ka marrë trajtim në spitalin rajonal në Pejë.

Sulmuesi ka ikur nga vendi i  ngjarjes, ndërkohë që policia pas një pune intensive operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e  dyshuar të këtij rasti, dhe në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrolli - bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, një armë e gjatë dhe një bajonetë.

I dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat