Mijëra euro fitime nga droga dhe 700 telefonata, si u kapën shqiptarët nga një ‘anonim’

Kronikë e zezë

Mijëra euro fitime nga droga dhe 700 telefonata, si u kapën shqiptarët nga një ‘anonim’

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:36
Ilustrim

Një telefonatë anonime ka fundosur dy shqiptarë të cilët tani do të duhet të vuajnë dënimin me burg në akuzën për trafikim të heroinës.

Shqiptarët janë dënuar nga Gjykata e Thonon në Gjenevë.

Pas telefonatës anonime, policia arrestoi një nga konsumatorët e drogës i cili më pas çoi edhe në zbulimin e dy trafikantëve.

Nga përgjimi i telefonit të konsumatorit, policia zbuloi ngë mesi i muajit janar deri në muajin mars të këtij viti, se dy shqiptarët realizuan 700 telefonata.

Në këto telefonata policia zbuloi edhe një të ashtuquajtur “Sergio”, i cili thuhet se është “shefi” i dy të dënuarve, por  që mbetet ende i pa ndaluar nga policia.

Shqiptarët kishin krijuar një klientelë prej 120 personash, nga të cilët 15 në ditë dhe arrinin të fitonin 1500 euro në ditë.

Në këtë ortakëri, një 37 vjeçar shqiptar ishte shitësi ndërsa një 29 vjeçar ishte menaxheri i biznesit.

Më i riu prej shqiptarëve u përpoq të ikte nga Gjermania, ndërsa i dyti u arrestua në hotelin që përdorej për të paketuar drogën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat