Fshehu 50 doza kokaine në sistemin e ajrit të kondicionuar, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Kronikë e zezë

Fshehu 50 doza kokaine në sistemin e ajrit të kondicionuar, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane ditën e sotme, pasi akuzohet si shpërndarës droge.

20-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, së bashku me një person me të cilin shoqërohej, u arrestuan në Gazzera, në Venecia, pas një kontrolli rutinë të policisë.

Mediat italiane shkruajnë se policët kishin parë sjellje të çuditshme të dy të rinjve dhe për këtë i kishin kontrolluar ata me ndihmën e një qeni.

Shqiptarit iu gjet në xhep hashash për përdorim personal, ndërsa shokut të tij iu gjetën 6 doza kokaine, të paketuara dhe gati për shitje. Pas kësaj, policia ndërmori një kontroll edhe në banesën e shqiptarit, ku u gjetën 50 doza kokaine të fshehura në sistemin e ajrit të kondicionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat