Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re është hedhur nga pallati.
Mësohet se një vajzë 31-vjeçare, është hedhur nga kati i tetë.
Nga të dhënat paraprake policia bën me dije se rreth orës 13:13, në zonën e Astirit shtetasja U. Q., 31 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit.
Dëmtimet e marra kanë rezultuar fatale, ku e reja ka ndërruar jetë.