Zhduket një person në Klinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Klinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:06
Binak (Smajl) Uka

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti për një person të zhdukur, Binak (Smajl) Uka, i lindur më 19.10.1944 në Bokshiq të Klinës.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e këtij personi.

Ndryshe, deri më tash kërkimet policore nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkon nga qytetarët të ndihmojnë për identifikimin e vendndodhjes së tij dhe të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat