Kokainë, para e armë kapën në Prizren

Kronikë e zezë

Kokainë, para e armë kapën në Prizren

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.6 gram.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe janë sekuestruar: një qese plastike me substancë të dyshuar si kokainë me peshë 0.35 gram, dy pajisje për bluarjen e marihuanës, një shufër metalike, një fishek i pushkës dhe një telefon celular.

Përveç dëshmive të cekura janë konfiskuar para të gatshme 6500 €, 270 franga, 225 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se janë fituar nga shitja e substancave narkotike.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuarit tjetër  është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti siç njofton Policia, ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat