Mosmarrëveshje rreth pronës, një i lënduar në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje rreth pronës, një i lënduar në Fushë Kosovë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën serb, shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetë dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë.

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat