Aksidenti në Shëngjin, identifikohet i riu që humbi jetën në spital

Kronikë e zezë

Aksidenti në Shëngjin, identifikohet i riu që humbi jetën në spital

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga video

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Shëngjin.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Shëngjinit.

Si pasojë e aksidentit, 2 të rinj kanë mbetur të plagosur.

Dy të rinjtë, të cilët po udhëtonin me motor, dyshohet se janë përplasur nga një makinë tip "BMW", në afërsi të lapidarit në Shëngjin.

Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Por si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë.

Viktima është identifikuar si Indrit Ndreca, 25 vjeç, nga Grykë Manatia.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve  të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat