Fushë-Krujë, makinë përplaset me shtyllën, 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Fushë-Krujë, makinë përplaset me shtyllën, 2 të plagosur

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 09:25
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Fushë Krujë, pranë Thumanës.

Sipas informacioneve të para automjeti tip fiat me targa AA 764 SR në të cilën udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin, si pasojë e një parakalimi të gabuar.  

Siç duket dhe nga pamjet, makina është përplasur me një shtyllë. 

Dy personat po udhëtonin nga Tirana për në Laç.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat