Të shtëna me armë zjarri në një dasmë në Pejë, policia arreston të dyshuarin turk

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në një dasmë në Pejë, policia arreston të dyshuarin turk

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:45
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, se ka arrestuar një të dyshuar K/Mashkull, shtetas turk pasi ka marrë informatën se në një ceremoni dasme në Pejë kishte të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë ‘Grizly’ prodhim turk cal. 9.9 mm. Personi i dyshuar është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore” shkruhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon që tu shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat