Zjarr në kuzhinën e një lokali, shkak bombola e gazit

Kronikë e zezë

Zjarr në kuzhinën e një lokali, shkak bombola e gazit

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Flakët kanë përfshirë kuzhinën e një lokali në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Qytetarët e zonës përreth kanë dalë në rrugë të frikësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat