Humb jetën në aksident trafiku 31-vjeçari nga Lipjani

Kronikë e zezë

Humb jetën në aksident trafiku 31-vjeçari nga Lipjani

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar nga Llapnasella e Lipjanit ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Në ora 02:30 të mëngjesit të sotëm një 31-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Llapnasellë të Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se 31-vjeçari me inicialet F.G., në momentin e aksidentit ishte duke vozitur një motoçikletë.

“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht ne fshatin Llapnasellë. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasoje e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti. Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31-vjec, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”, ka treguar Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njsëiti i trafikut janë duke u marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat