Gjendet i vdekur në banesë vëllai i "Gjeneralit"

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në banesë vëllai i "Gjeneralit"

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:05
Uliks Gjinarari

Është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lukovë  40-vjeçari Uliks Gjinarari,  vëllai i Gert Gjinarari i njohur si "Gjenerali" dhe i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit, i njohur si i "forti" i Tiranës.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është konstatuar nga djali i tij i mitur.

Policia e Sarandës është në vendngjarje dhe pritet autopsia e trupit të pajetë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Gert Gjinarari u lirua në shkurt të këtij viti pas 19 vitesh burgim.

Uliks dhe Gert Gjinarari janë fëmijët e kampionit të mundjes,Stefan Gjinarari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat