Nga 1 muaj paraburgim për dy të dyshuar për tentim vrasje në Pejë

Kronikë e zezë

Nga 1 muaj paraburgim për dy të dyshuar për tentim vrasje në Pejë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë kë bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurve V.K dhe A.U.

I pandehuri V.K me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta këtu të dëmtuarin A.U, me këtë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit tjetër dhe të kalimtarëve të tjerë që ishin në rrugë, në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme që kanë pasur, ditën kritike i pandehuri së bashku me të dyshuarin L.K, me veturën e tyre kanë shkuar për t’u takuar me të dëmtuarin i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij, këtu i pandehuri me të shpejtë del nga vetura e tij dhe shtënë tri herë në drejtim të dëmtuarit për ta privuar nga jeta mirëpo nuk ka pasur mundësi ta godasë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri V.K dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Ndërsa i pandehuri A.U me datë 10.09.2019, rreth orës 13:10, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin K.K, në atë mënyrë që të njëjtën ditë pikërisht në vendin dhe mënyrën e përshkruar si më lartë ka qenë i sulmuar me armë nga i pandehuri V.K i cili së bashku me të dyshuarin tjetër janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe rrugës kanë vërejtur të dëmtuarin K.K, i cili është i afërm i të pandehurit V.K, me të vërejtur të dëmtuarin, i pandehuri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës K.K duke e plagosur në këmbën e majtë, i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Të pandehurve V.K dhe A.U iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat