Në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan policia arrestoi një të dyshuar mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë.
Kjo pasi që i njëjti është takuar duke kërkuar lëmoshë dhe duke bezdisur qytetarët.
I dyshuari në procedurë të shpejtë është dërguar në gjykatë dhe me vendim të gjyqtarit i njëjti është kthyer në Shqipëri.