Pranon se mbajti armë pa leje, i akuzuari dënohet me 800 euro gjobë - Bota Sot
Pranon se mbajti armë pa leje, i akuzuari dënohet me 800 euro gjobë

Kronikë e zezë

Pranon se mbajti armë pa leje, i akuzuari dënohet me 800 euro gjobë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 800 euro gjobë, të akuzuarin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Kushtrim Thaqi.

Ndaj tij, gjithashtu është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i armës, e llojit “Voltran Tuna”, dhe një fishek, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai është ngarkuar edhe me pagesën e paushallit gjyqësor në shumë prej 20 euro, dhe 20 euro për taksën për kompensim të viktimave të krimit.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 11 shtator 2019, i akuzuari ishte deklaruar fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shprehur keqardhje dhe duke premtuar që nuk do ta përsëris më një vepër të tillë, pasi që sipas tij, armën e kishte mbajtur vetëm për shkaqe sigurie.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Bajram Kryeziu, e më pas e ka aprovuar edhe gjykatësi Njazi Morina.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 mars 2017, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Kushtrim Thaqi akuzohet se më 10 maj 2016, në shtëpinë e tij, në fshatin Shkarashnik, Komuna e Malishevës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një armë, të llojit “Votran Tuna”, e kalibrit 6mm, me një karikator dhe një fishek.

Në aktakuzë thuhet se në ditën kritike, i akuzuari Thaqi, për shkaqe sigurie kishte futur armën në xhepin e djathtë të xhaketës dhe gjersa gjendej i vetëm në kuzhinë, arma pa pritur i kishte shkrepur në xhep, duke i shkaktuar lëndime vetes deri në alivanosje, dhe më pas dërgohet nga familjarët për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, dhe arma sekuestrohet nga zyrtarët policorë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...