Arrestohet vëzhguesi, por jo për procesin zgjedhor

Kronikë e zezë

Arrestohet vëzhguesi, por jo për procesin zgjedhor

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Një vëzhgues i një partie është arrestuar në fshatin Brus të Lipjanit.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, arrestimi i këtij personi vjen pasi ndaj të dyshuarit kishte pasur fletëarrest nga gjykata.

“Rreth ore 08:00 në fshatin Brus të Lipjanit,është arrestuar një person me urdhëresë të Gjykatës Themelore për veprën grabitje. I njëjti është dërguar në vuajtje të denimit”, ka thënë Ahmeti.

Rastin për arrestimin e këtij vëzhguesi e ka pranuar edhe Hamëz Kadriu, përfaqësues i KKZ-së në Lipjan.

“Është arrestuar nga Policia por nuk ka të bëjë asgjë me procesin zgjedhor. Vëzhguesit monitorohen drejtpërdrejt nga subjektet politike”, ka thënë Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat